Prona te liqeni, dhëndri i Dritan Nanos pranon sulmin i vetëm: Avokatin Sokol Mengjesi e dhunova se m'u prek sedra!

Aktualitet

Prona te liqeni, dhëndri i Dritan Nanos pranon sulmin i vetëm:

I penduar dhe me një ndjesë publike është shfaqur në gjykatën e Tiranës, 32-vjeçari Dorian Alia, i lënë në masë arresti me burg për dhunën ndaj avokatit Sokol Mëngjesi 1 javë më parë (më 29 maj).

“Kërkoj ndjesë për veprimin e pakontrolluar dhe impulsiv ndaj avokatit Sokol Mëngjesi.

I kërkoj ndjesë familjes së tij në veçanti fëmijëve të tij, por edhe opinionit dhe shoqërisë që u prek shumë nga ngjarja. Askujt mos i ndodhtë një situatë e tillë”, mësohet të jetë shprehur Dorian Aliaj.

Në seancën e mbajtur më 1 qershor, i riu nga Tropoja, i ka qëndruar versionit se asgjë nuk ka qenë e qëllimshme, e përllogaritur, apo e porositur nga vjehrri i tij Dritan Nano, i cili u la gjithashtu në masë "arresti me burg" si organizator i sulmit të dhunshëm.

Momenti që nxiti mllefin e të riut ndaj avokatit është shënjuar në muajin shkurt 2024. Ai thotë se ka qenë dëshmitar i takimit mes vjehrrit të tij, 58-vjeçarit Dritan Nano dhe avokatit Sokol Mëngjesi në muajin shkurt 2024 për procesin e pronës te diga e Liqenit, aty ku sot janë ngritur 5 kulla të Bashkim Ulajt.

“Qëndrova në distancë dhe ndoqa bisedën me tone jo të përshtatshme nga ana e avokatit për pretendimet e ngritura për pagesat mbi përfaqësimin e kryer. Euforia e moshës, sedra e prekur dhe gjaknxehtësia, më çuan në reagimin e papërmbajtshëm dhe aspak të hijshëm dhe në momentin kur e kuptova situatën u vetë-dorëzova në polici”, mësohet të jetë shprehur Dorian Alia.

Prona është trashëgimi e vjehrrës së 32-vjeçarit, Albana Nanos, dhe si përfaqësues ligjor i familjes, avokati Mëngjesi fitoi në të dyja shkallët e gjykatave duke i kthyer pronën, e në këmbim do të merrte përqindjen e tij në këtë pronë.

Por kontrata u shkel, avokati paditi Nanon në gjykatë, dhe prona përfundoi e bllokuar nga Përmbarimi.

Duke zbuluar se 2 personat në kërkim, Drivald Aliaj dhe Elton Kasajn, i ka kushërinj, i riu Dorian Alia thotë se nuk ka pasur asnjë koordinim me ta, por sipas tij avokati me të cilin vjehrri kishte probleme, i doli rastësisht para. Shokun, Romario Tabaku, 32-vjeçari i arrestuar thotë se e telefonoi t’i largojë me makinë pasi situata i kishte dalë jashtë kontrollit.

Ditën kur avokati 45-vjeçar u sulmua dhunshëm në derën e kopshtit 31 në zonën e ish-bllokut sapo la djalin, familjarët e Dorian Aliaj, bashkëshortja me fëmijët, Dritan Nano dhe vjehrra, kanë qenë në Pogradec – dhe sapo është kontaktuar nga policia 58-vjeçari Nano është paraqitur në Drejtorinë e Tiranës, duke mohuar të ketë porositur agresionin.

Prokuroria e Tiranës e zbuti akuzën nga vrasje e funksionarëve publik, mbetur në tentativë në ‘plagosje të rëndë me dashje dhe goditje të gjyqtarit./report tv

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion