Zbardhet skema, SMS në telefonin e Eneo Sulejmanit ‘fundosën’ policët e Rinasit, paratë mes pasaportës

Aktualitet

Zbardhet skema, SMS në telefonin e Eneo Sulejmanit

Gjykata e Tiranes, me kerkese te Prokurorise ka dhënë masat ndaj 9 personave, mes tyre ndihmës specialistë dhe kontrollor në aeroportin e Rinasit, të cilët dyshohet se kanë marrë ryshfete për të kaluar qytetarët drejt vendeve të BE-së.

E gjithë skema u zbardh nga telefoni i Eneo Sulejmanajt, të cilin policia e arrestoi për drogë, por në bisedat e zbardhura, rezultoi se ai bashkëpunonte me policët kufitarë të Rinasit për të kaluar persona drejt BE-së, me pagesa që shkonin deri në 600 euro.

Zbardhet skema, SMS në telefonin e Eneo Sulejmanit

Pas sekuestrimit të celularit të tij, Prokuroria arriti të zbardhte të gjithë skemën ku ishin të impikuar punonjësit e Rinasit, që ‘fundosi’ këta të fundit.

Nga bisedat e zhvilluara mes tyre dhe verifikimeve në sitemin TIMS, rezulton ai se kontaktonte me Briken Tereziu, me detyrë Ndihmës specialist/kontrollor në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas.

Zbardhet skema, SMS në telefonin e Eneo Sulejmanit

Eneo Sulejmanaj ka në pronësi një Agjenci Udhëtimi, “Bus Albania” me objekt veprimtarie, ndër të tjera edhe “agjenci për shitje biletash”.

Me qëllim përfitimin e vlerave monetare, krahas vlerës së biletës së avionit, Eneo Sulejmanaj mban kontakte të vazhdueshme me punonjësin e policisë Briken Tereziu të cilit i dërgon të dhënat e personave të cilët kanë blerë bileta në këtë agjensi, për verifikim paraprak të rekordeve në sistemin TIMS, për të verifikuar nëse plotësojnë kushtet për të udhëtuar drejt vendeve të BE-së, sipas përcaktimeve të akteve ligjore e nënligjore për këtë qëllim, duke e informuar atë rast pas rasti për problematikat që ata kanë.

Në bisedat e zhvilluar mes tyre përmes aplikacionit ‘Signal’, dhe ‘Whatsapp’, zbulohet se Eneo i dërgonte ‘klientët’ policit kufitar Briken Tereziu, bashkë me fotot e pasaportës dhe i tregonte problemin përkatës.

Në disa raste ai tregonte se paratë, ‘klientët’ i kishin futur në mes të pasaportës, me qëllim për t’i marrë polici kufitar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion