Protesta "mollë sherri në Kuvend! Balla "përplaset" me Berishën: Provoje të dalësh në shesh po ta mbajti...

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ka debatuar në parlament me kreun e PD, Sali Berisha, të cilin e sfidon të shkojë në protestë. Balla i tha Berishës se është i fundit që mund të flasë në emër të protestuesve, ndërsa e sfidoi që t’u bashkohej atyre në shesh. Sipas Ballës, ai ka kontribuuar në një nga kërkesat e protestuesve, të cilët kërkojnë edhe burgosjen e Berishës, pasi ka bërë një kallëzim ndaj tij në institucionet e drejtësisë.
“Së pari kërkesa është e formuluar gabim, e për pasojë nuk mund të merret në konsideratë nga deputeti që mori fjalën në emër të kërkuesve. Nuk dëgjuam asnjë argument që ka të bëjë me kërkesën. Kërkesa nga grupi ynë parlamentar do të rrëzohet. Kemi pasur një diskutim të gjatë në konferencën e kryetarëve, ku vetë deputetët kanë kërkuar që këto iniciativa ligjore të shqyrtohen me përparësi.
Nuk dëgjuam asnjë argument asnjë argument lidhur me kërkesën. Sa i përket çështjeve të tjera që u parashtruan këtu, i fundit në këtë sallë që mund të flasë në emër të protestuesve është ky pelikani këtu. I fundit, i fundit. Nëse do të zbatosh, unë të sfidoj. Sali Berisha, unë të sfidoj. Sot pasdite dil. Sot pasdite shko protestë. Shkon dot në protestë? Shkon dot në protestë? Provoje po ta mbajti. Ndërkohë, ndërkohë që personalisht, personalisht nga ana e protestuesve meritoj një falënderim, sepse kam kontribuar për një prej kërkesave të protestuesve. Protestuesi thonë: Sali Berisha, në burg. Unë e kam bërë një kallëzim për ty. Unë e kam bërë një kallëzim për ty. Dhe i ftoj protestuesit, i ftoj protestuesit ta marrin në shqyrtim, ta marrin në shqyrtim. Hej, qesharakë më të mëdhenj, qesharakë më të mëdhenj, e mbani mend?
Berisha bëri replikë në lidhje me reagimin e Ballës, ku u shpreh:
“Lidhur me ato që tha parafolësi, e garantoj çdo shqiptar se ajo protestë është më madhështorja që ka njohur Shqipëria dhe se demokratët janë të ftuar të marrin pjesë masive në këtë protestë dhe se kurrë klithmat e opozitë-pozitë, nuk më impresionojnë mua dhe nuk më devijojnë të mbroj kauza që besoj, ndaj do ta mbroj deri në fund kauzën e asaj proteste dhe s’ka forcë në botë që më tërheq nga parimet e mia. Ju siguroj se çdo përpjekje juaj për manipulime, nuk do ta mposhtni kurrë atë lëvizje.”


