Pendohet për operacionin plastik, Albërije Hadërgjonaj do të rikthejë hundën: Do marrë kockë nga brinjët

Showbiz

Pendohet për operacionin plastik, Albërije Hadërgjonaj do të

Këngëtarja Alberije Hadergjonaj është treguar gjithmonë shumë e sinqertë në rrëfimet e saj dhe kjo e ka bërë shumë të dashur për publikun.

Së fundmi, ajo ka folur hapur për operacionin plastik që ka kryer në hundë, por e penduar.

Pendohet për operacionin plastik, Albërije Hadërgjonaj do të

“Duhet me marrë pak kockë në brinjë. Është shumë e vështirë, por do doja të kem hundën që kam pas. Është një proces shumë i gjatë se unë kam folur me doktor”, ka thënë Hadërgjonaj për mediat në Kosovë.

Po ashtu ajo dha edhe një mesazh për vajzat e reja.

“Unë kam qenë shumë e re kur e kam prek hundën edhe jam bërë shumë pishman. Do doja ta kisha siç e kam pas. Është gjë tjetër të trajtohesh pak, të dukesh më mirë.

Pendohet për operacionin plastik, Albërije Hadërgjonaj do të

Të kesh lëkurë të pastër të lëmuar është krejt normale, por këto prekjet estetike është shumë e frikshme me thënë të drejtën.

Nuk është Zot doktori, sado të mundohet rrugës, mund të ndodhi diçka e keqe”, tha ajo./vizionplus

ME TE LEXUARAT