DETAJET/ Dokument i falsifikuar, si u konstatua në zgjedhjet e 11 majit? Punonjësja e KQZ: Nuk mbaj mend…

Aktualitet

DETAJET/ Dokument i falsifikuar, si u konstatua në zgjedhjet e 11 majit?

Detaje të reja janë zbuluar nga hetimet e Prokurorisë së Tiranës, që dërgoi për gjykim tre persona.

Arlind Papa, Genc Demiro dhe Migena Xibinaku janë tre personat të cilët do të gjykohen, në lidhje me ngjarjen e konstatuar në zgjedhjet e 11 majit.

Arlind Pepa është personi i cili mbante një badge, e cila dyshohet se ishte e falsifikuar.

Migena Xibinaku, me detyrë specialiste e protokollit të KQZ-së, dyshohet se ka qenë personi që ka vulosur dokumentin, mësohet nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.

Në dosje zbulohet se ajo ka treguar se nuk mban mend ta ketë vulosur ajo dokumentin, i cili rezultoi falso.

Arlind Pepa ishte vëzhgues i PS-së, i cili u paraqit në në qendrën e votimit në shkollën “9-Vjeçare Vorë”, si vëzhgues brenda dhe jashtë.

“Detyra ime është të firmos edhe dokumentet. Nuk mbaj mend ta kem vulosur, pasi më vinin shumë dokumente të tilla. Genc Demiro, i cili ka shkuar për të marrë manualet e përdorimit të materialeve të KQZ, mund të jetë paraqitur për vulosje. Vula e madhe qëndron në kasafortë…”, mësohet të ketë thënë Migena Xibinaku.

Badge lëshohet vetëm nëse ke kontratë punë në KQZ dhe nuk je person i jashtëm. Në dosje thuhet se “ky dokument megjithëse ka vulë të KQZ është i falsifikuar”.

Ndër të tjera zbulohet se Arlind Pepa ka deklaruar se badge e ka marrë nga PS, përkatësisht nga Genc Demiro.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion