Detaje nga aksidenti fatal në Greqi, një 16-vjeçar dhe një 19-vjeçar shqiptar mes viktimave

Detaje të reja mësohen nga aksidenti tragjik në Edessa të Greqisë, ku humbën jetën pesë shtetas shqiptarë.
Sipas autoriteteve greke, viktimat janë të moshës 55, 50, 19 dhe 16-vjeç. Ndërsa viktima i pestë nuk është identifikuar ende.
Ata ishin duke udhëtar me një makinë “Mercedes Benz” në kilometrin 87 të autostradës Florina-Selanik, kur u përplasën me një kamion.
Dyshohet se shoferi i mjetit me targa shqiptare humbi kontrollin e “Benz”-it dhe doli në krahun e kundërt të rrugës, duke u përplasur “kokë më kokë” me kamionin.
Raportohet se të gjithë shqiptarët që humbën jetën në këtë aksident, ishin të punësuar në fermat në këtë zonë.


