"Dera e autobusit u mbyll para kohe"/ E rëndë në Tiranë, e moshuara humb këmbën nga pakujdesia e shoferit, niset drejt Traumës (FOTO)

Aktualitet

"Dera e autobusit u mbyll para kohe"/ E rëndë në

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Bathores. Sipas JOQ, mësohet se një grua e moshuar ka mbetur rëndë e plagosur pasi shoferi i autobusit të Kamzës ka mbyllur derën para kohe gjatë zbritjes së pasagjerëve.

Sipas dëshmitarëve, dera e autobusit është mbyllur ndërsa e moshuara po zbriste, duke e rrëzuar dhe shtypur rëndë. Si pasojë e incidentit, ajo ka pësuar këputje të këmbës dhe ndodhet në Spitalin e Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Burime bëjnë me dije se e moshuara jeton në një azil dhe nuk ka kontakte me familjarët. Në mesazhin e bërë publik, bëhet thirrje që të afërmit ose personat që e njohin të paraqiten urgjentisht në Spitalin e Traumës për të ndihmuar në identifikimin dhe kujdesin ndaj saj.

Mesazhi:

“Pershendetje JOQ. Para nje ore ka ndodhur nje aksident ne rrethin e bathores dhee autobusi ka shtypur nje plak i kan keptur kemben pasi autobusi nuk e pa kur zbriti dhe mbylli deren para kohe. Ajo plaka jetonte ne azil dhe nuk kemii kontakt me asnje familjar. Ju lutem ta postoni pasi ndoshta e njeh dikush dhe kontakton me policin ose ambulancen. E ka mar ambulanca dhe esht ne spital Besoj tek spitali i traumes.”

"Dera e autobusit u mbyll para kohe"/ E rëndë në

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion