Dëmtohet linja e ujësjellësit në Mirditë, mijëra banorë mbeten pa ujë

Aktualitet

Dëmtohet linja e ujësjellësit në Mirditë, mijëra

Një defekt i rëndë në linjën kryesore të furnizimit me ujë ka shkaktuar ndërprerjen e menjëhershme të ujit për 9000 banorë të qytetit të Rrëshenit dhe disa fshatra përreth në bashkinë e Mirditës.

Dëmtimi ka ndodhur mëngjesin e së premtes.

Punonjësit e Shërbimit të Ujësjellës-Kanalizimeve kanë kryer verifikimet në terren dhe kanë konstatuar se bëhet fjalë për një dëmtim serioz në një gjatësi prej 85 m të kësaj linje furnizimi, që kërkon ndërhyrje të specializuar dhe mjete të posaçme teknike.

Për shkak të terrenit të vështirë dhe kushteve atmosferike në përkeqësim, ndërhyrja rezulton e vështirë e me rrezik dhe shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Lezhë nuk i ka kapacitetet e plota teknike për riparimin e menjëhershëm të këtij defekti, ndërsa po punohet për sigurimin e ndihmës së nevojshme për zgjidhjen përfundimtare të situatës

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion