Kishte destinacion Belgjikën, sekuestrohen 3 tonë kokainë në Peru

Bota

Kishte destinacion Belgjikën, sekuestrohen 3 tonë kokainë në

Policia antidrogë e Perusë ka sekuestruar 3.4 ton kokainë. Sipas autoriteteve droga ishte fshehur në një ngarkesë bananesh dhe kishte destinacion Belgjikën.

Vlera e drogës së sekuestruar tejkalon 68 milionë dollarë. 

“Si pjesë e një operacioni të fuqishëm kundër trafikimit të drogës, Policia Kombëtare Peruiane sekuestroi kokainë hidroklorur në rajonin Piura (në Perunë veriperëndimore), duke parandaluar kështu dërgesën e saj jashtë vendit “, tha Ministria e Brendshme në një deklaratë.

Sipas një deklarate nga presidenca peruane, pas kësaj ngarkese qëndron një organizatë kriminale ku bëjnë pjesë anëtarë nga peruja, kolumbia dhe evropian.

Sipas OKB-së, Peruja së bashku me Kolumbinë dhe Bolivinë është ndër prodhuesit kryesorë të kokainës në botë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion