Del VIDEO: Momenti kur vrasësi qëllon Klaudio Prendin brenda "Mercedesit", shokët nxitojnë ta çojnë në spital

Aktualitet
Del VIDEO: Momenti kur vrasësi qëllon Klaudio Prendin brenda

Pamjet e kamerave të sigurisë në zonën e "Xhamllikut" tregojnë momentin kur 30 vjeçari Klaudio Prendi qëllohet për vdekje brenda makinës së tij. Djali i ish-gjyqtarit të Krimeve të Rënda, Fran Prendi sapo doli nga lokali ku qëndronte me shokët.

Gjithçka ndodh në pak sekonda; Klaudio Prendi sapo futet në mjetin "Mercedes Benz G Class" që e kishte parkuar buzë rrugës dhe menjëherë përballë vjen makina e autorëve, një Audi RS6.

Del VIDEO: Momenti kur vrasësi qëllon Klaudio Prendin brenda

Mjeti qëndron paralel me derën e parë të makinës së 30 vjeçarit dhe në këtë moment mendohet të jetë kryer vrasja me 5 plumba me pistoletë me silenciator. Mjeti i autorëve, të cilët mendohet se janë tre, largohet nga vendi i ngjarjes dhe aty vijnë shokët e Klaudios.

Ata grumbullohen të shqetësuar pranë "G Class" dhe më pas shohin se ai është i gjakosur. Siç duket dhe në pamjet që ka siguruar portali "JOQ Albania", shokët nuk humbin kohë dhe nisen drejt spitalit me makinën e 30 vjeçarit.

Fatkeqësisht, Klaudio Prendi ndërroi jetë në spital për shkak të plagëve nga arma e zjarrit, të shkaktuara në kokë dhe trup. Ndërkohë, Policia pak minuta pas vrasjes gjeti makinën e autorëve të djegur në Farkë dhe brenda saj armën e zjarrit pistoletë me silenciator.   

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion