“Dëgjuam të shtëna armësh…”- 18-vjeçarja u vetëplagos në hotel, zbardhet dëshmia e të dashurit: Tentuam t’i japim ndihmë, por…

Aktualitet

“Dëgjuam të shtëna armësh…”-

Erisjaldo Gjuta, i dashuri 22-vjeçar i 18-vjeçares që u vetëplagos në hotelin “Gjuta” në Tiranë ka deklaruar se ka qenë jashtë me të atin në momentin që ka dëgjuar të shtënën e armës.

Sipas tij, ata janë ngjitur me vrap në dhomën ku ishte e dashura, dhe e kanë gjetur të plagosur.

Fillimisht thotë se kanë tentuar t’i japin ndihmën e parë, por kur kanë parë se gjendja është serioze kanë vendosur që ta çojnë në spital.

Ndërkohë arma është e Erisjaldos dhe akoma nuk është gjetur.

Burimet bëjnë më dije se deri në këtë fazë nuk ka indicie që ngjarja të ketë dinamik tjetër, përveç asaj të vetëplagosjes.

Mësohet se e reja ka tentuar edhe herë tjetër të dëmtojë veten me medikamente.

Ngjarja

18-vjeçarja u plagos me armë zjarri në hotel Gjuta në zonën e Saukut në Tiranë, në dhomën e hotelit në pronësi të familjes së të dashurit të saj, ngjarje e ndodhur ditën e djeshme (14 shkurt).

Policia ka arrestuar 2 nga pronarët e hotelit, ndërsa 2 anëtarë të familjes Gjuta vazhdojnë të jenë në kërkim.

Pasi 18-vjeçarja ka mbërritur në spital, policia ka këqyrur kamerat e sigurisë dhe ka zbuluar se ngjarja ka ndodhur të Hotel Gjuta, duke çuar në arrestimin e pronarëve Vladimir Gjuta, xhaxhai i 22-vjeçarit me të cilin vajza kishte raport intim, dhe Mirvete Gjuta, nëna e tij, të akuzuar për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Në kërkim u shpallën Sajmir Gjuta 49 vjeç babai i 22-vjeçarit, kushëriri Elvir Gjuta 24 vjeç, të akuzuar për “Moskallëzim i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion