"Dëgjova urdhrin kur thanë që të qëllohej mbi anije"/ Shqiptari rrëfen tragjedinë e Otrantos, çfarë ndodhi 28 vite më parë!

Aktualitet

"Dëgjova urdhrin kur thanë që të qëllohej mbi

Sot mbushen plot 28 vite nga tragjedi e Otrantos dhe plaga vazhdon të mbetet e hapur për familjarët e viktimave që humbën jetën aty. 81 persona humbën jetën në mes të detit, pas përplasjes se anijes shqiptare “Kateri i Rades” me anijen ushtarake italiane, “Sibila” dhe vetëm 61 mundën të mbijetonin.

Nga viktimat, 23 trupa nuk u arritën të gjendeshin kurrë. Pjesa më e madhe e të mbyturve ishin gra dhe fëmijë që gjendeshin në hapësirat e brendshme të anijes.

Mjeku nga Fieri, Arben Gjeka rrëfen historinë e 30 viteve të tij në Itali. Një episod i historisë së tij, ishte rrëfimi i një italiani, për tragjedinë e Otrantos në 1997-ën. Dr.Arbeni tregon se një italian i rrëfeu se kishte qenë në helikopterin që goditi anijen e Otrantos, e cila u përmbyt dhe u mori jetën dhjetëra emigrantëve shqiptarë që udhëtonin drejt Italisë.

“Te qendra ku punoja në Mon Blanc takova një italian. Ai më tha: “Ju detyrohemi shumë falje ju shqiptarëve si shtet edhe ne si italianë. Në tragjedinë e Otrantos në 1997-ën unë isha ushtar në marinën ushtarake. Unë isha në helikopter dhe dëgjova urdhrin kur thanë që të qëllohej mbi anie. Ta përmbytnim anijen. Nuk ishte aksidentale, ishte goditje me qëllim. U detyrohemi shumë falje.”

Më shokoi kjo deklaratë. Nga gjykata u trajtua si aksidentale, por nuk ishte. Ajo ngjarje u mbulua nga politika, nga qeveria e asaj kohe. Nuk i interesonte Italisë të bënte një deklaratë të tillë, të thoshe e përmbytëm ne anijen e Otrantos.”, tha Dr.Arben Gjoka në Dritare TV.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion