Kërkoi lirimin nga qelia, Apeli i GJKKO merr vendimin për “bosin” e mikrokredive!

Aktualitet

Kërkoi lirimin nga qelia, Apeli i GJKKO merr vendimin për

Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest me burg” për Arben Meskutin, i arrestuar lidhur me skandalin e “Mikrokredive”.

Meskuti mbahet në qelinë e paraburgimit nën dyshimin se ka mashtruar mijëra qytetarë debitorë përmes mikrokredive. Ky i fundit është pronar i disa shoqërive financiare që ngritën skemën piramidale.

Procedimi penal për skemën e mashtrimit me mikrokredite nisi në shkurt të vitit 2020 nga Prokuroria e Tiranës, pas një kallëzimi që u bë nga Ministria e Drejtësisë, ku organi i akuzës zbuloi se 5 shoqëri, Micro Credit Albania, ADCA, SHP Zig, FS, FLASH, morën nga një bankë e nivelit të dytë 3999 kredi të konsideruara të këqija dhe të pashlyera ndër vite, me një shumë totale prej rreth 7.3 milionë euro.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Prokuroria e Tiranës shpalli moskompetencë për dosjen e mikrokredive, duke e referuar atë në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion