Dalin pamjet e rënda të ngjarjes në Korçë/ Autori qëllon 5 herë viktimën, më pas veten (VIDEO)

Aktualitet

Dalin pamjet e rënda të ngjarjes në Korçë/ Autori

Janë bërë publike pamjet e ngjarjes me dy viktima të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Korçë.

Siç edhe raporton gazetarja e SYRI TV në Korçë, Sidorela Xhomaqi, e cila ka siguruar dhe videon, autori i vrasjes Ilo Lluka ka vrarë me 5 plumba Emiljano Pinen dhe pas në moment ka qëlluar edhe veten, duke i dhënë fund jetës. 

Pine ngeli i plagosur rëndë, dhe fatkeqësisht humbi jetën në spital. Ndërkaq Lluka, ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.

Jashtë kamerave, fqinjët e Emiljano Pines kanë treguar se familja jetonte me qera.

Ndërkohë që babai i autorit të ngjarjes bashkëjetonte me familjen e Emiljanos prej 4 vitesh. Nëna e Emiljanos kujdesej për shkak të pamundësive të tij fizike dhe moshës. Sipas banorëve, babai i Emiljanos kishte 1 vit që kishte ndërruar jetë dhe ata e vazhdonin bashkëjetesën.

Sipas burimeve nga policia, bëhet me dije se pista kryesore e hetimeve mbetet trashëgimia e një apartamenti në pronësi të babait të autorit të ngjarjes, i cili donte t’ia linte si trashëgimi djalit të kujdestares.

Ilo Lluka ishte emigrant, jetonte në Greqi dhe pasi ka marrë vesh vendimin e të atit për shtëpinë, është kthyer nga shteti grek dhe mbrëmjen e djeshme vrau Emiljanon e më pas veten.

61-vjeçari Lluka njihet si përdorues i pijeve alkoolike, ndërsa ekspertiza mjeko ligjore ende nuk e ka konfirmuar nëse ka qenë nën efektin e alkoolit në momentin kur kreu krimin.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion