''Dalin pamjet e aksionit të SPAK me anti-mafian e Barit ndaj grupit kriminal. Ja ku u hodh kufoma e parukierit italian

Aktualitet

''Dalin pamjet e aksionit të SPAK me anti-mafian e Barit ndaj

Drejtoria antimafia e Barit ka publikuar pamjet nga aksioni në bashkëpunim me SPAK ndaj një grupi të strukturuar kriminal të akuzuar për pastrim parash si dhe për vrasje.

Në pamjet e publikuara nga struktura autoritetet italiane tregohen mijëra eurot e sekuestruara nga antimafia e Barit, shumë e cila, kryeprokurori i SPAK, Klodian Braho, tha se arrin në rreth 1 milionë euro.

Në videot e publikuara vërehen gjithashtu rrënojat ku u gjet trupi gjysmë i djegur i parukierit 26-vjeçar italian, Francesco Diviesti, vrasje të cilët dyshohet se e ka kryer i njëjti grup kriminal në maj të vitit të kaluar.

Kujtojmë se sot u ekzekutuan 15 masa sigurie për anëtarët e grupit, 10 prej tyre në Tiranë.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion