Cili grup kriminal vrau ish-policin Gentian Bejtja? Kapen Edison Haxhiu e Ilir Beqaraj, s`dihet motivi
Vrasja e ish-policit Gentian Bejtja, kush është Ilir Beqaraj, i afërt me Ylli Brahimin, "trurin" financiar të Ervis Martinajt

Ilir Beqaraj alias Brahimi, njëri nga të arrestuarit e policisë për vrasjen e Gentian Bejtjas, është kushëri i Ylli Brahimit, që raportohet se është njeri i afërt i Ervis Martinajt, ish bosit te lojerave te fatit.
Kushëriri i Martinajt, Ylli Brahimi, i shpëtoi një atentati mafioz në janar 2021, ndërsa policia dhe prokuroria e Laçit ende nuk janë në gjëndje të identifikojnë autorët e këtij krimi të rëndë, që fatmirësisht nuk pati viktima.
Rreth 15 persona janë marrë në pyetje, duke treguar çfarë ndodhi në Milot dhe kontaktin vizual, që ata kishin pasur me dy personat e hipur në motor, por pa mundur që ti identifikojnë.
Pas ngjarjes, edhe vetë Brahimi, është marrë në pyetje nga policia e Laçit, ku ka treguar me detaje të gjithë intenerarin e tij, ditën e ngjarjes.
Brahimi ka treguar se nuk ka konflikte me askënd dhe nuk kishte dijeni se kush mund të ketë organizuar sulmin me armë kundër tij.
Ylli Brahimi, ishte duke ecur në trotuar në shoqërinë e dy personave të tjerë, të cilët janë marrë në pyetje nga policia.
Ata kanë treguar, se janë gjendur të pa pregatitur në këtë ngjarje, dhe se nuk kanë vënë re në asnjë moment para sulmit, motorin me dy agresorët.

Të dy shokët e Brahimit, arritën të shpëtojnë mrekullisht, edhe pse ishin shumë afër dhe drejt rrezes së plumbave të qëlluar nga njëri prej personave që ndodhej në motor. Policia e Lacit, thotë se drejt Brahimit, është qëlluar mbi 15 herë.
Dhjetëra kontrolle në disa magazina dhe servise janë kryer nga ana e policisë, por në asjërën prej tyre, nuk është gjendur motori tip “Suzuki”, që dy qitësit përdorën për tju afruar, Ylli Brahimit me qëllim për ta ekzekutuar.
Burime policore, thanë se në këtë atentat kanë marrë pjesë 4 persona, ku dy vetë kanë qënë të pozicionuar mbi motor dhe që ishin ata që duhet të kryenin goditjen finale, ndërsa dy të tjerë kanë shërbyer si informatorë.

Ylli Brahimi njihej edhe si truri i nëndheshëm financiar i Ervis Martinajt. Ylli Brahja, që mbante edhe mbiemrin Brahimi. Apo njohur ndryshe si krahu i djathtë i bosit të lojrave të fatit, të zhdukur tashmë që prej 10 gushtit 2022. Një personazh, herë në hije, herë në dukje, që zhdukej dhe shfaqej rishtas në ngjarje të ndryshme kriminale. Që më herët kishte qenë i skeduar në çështje droge dhe i përfshirë në lojëra fati. Por që edhe këtë herë do t’i shpëtonte paq një tjetër atentati të rëndë ndaj tij. Fat që nuk do ta kishte shoqëruesi i tij, i riu Klisman Preçi. Skenë krimi, që u zhvillua mbrëmjen e 22 korrikut 2022, pikërisht në hyrjen kryesore të banesës së Ylli Brahjas. Aty, ku ai do të mendonte se do të ishte më sigurtë se askund tjetër. Por që autorët e kishin zgjedhur banesën e tij në qendër të Milotit, si vendin më të përshtatshëm për t’i dhënë goditjen e radhës me qëllim eleminimin e tij.
Plumba të panumërt të derdhur ndaj makinës së tij të blinduar, që nuk mundi t’i shpëtonte jetën mikut të tij, i cili ishte ngjitur në makinë me mikun e Martinajt, vetëm 10 metra larg nga vendi ku u qëllua. I cili, edhe pse u dërgua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ndërroi jetë gjatë rrugës. Ndërsa Ylli Brahja, mori plagë të rënda, por mundi ti shpëtojë edhe këtë herë atentatit të radhës ndaj tij. Pas një kurimi të gjatë në spitalin e Traumës.
Policia e Kurbinit
“Më datë 22 korrik 2022, rreth orës 20.50 është njoftuar salla operative e Komisariatit të policisë Kurbin, se në qytetin e Milotit, është qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka viktima. Gjatë rrugës është komunikuar me oficerin e policisë, A.P, i cili ka pohuar se janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri pranë banesës së Ylli Brahjas, pranë ‘Postës Shqiptare’ në Milot. Sapo është mbërritur, nga ana jonë në vendin e ngjarjes, në sheshin e pallatit pranë banesës së shtetasit Ylli Brahja është konstatuar një mjet Fuoristradë Toyota “Land Chrysler” ngjyrë e zezë, e dëmtuar me armë zjarri.
Pas komunikimit me punonjësin e policisë, u mësua se në automjetin Fuoristradë Toyota kanë qenë dy persona, Klisman Preçi dhe Ylli Brahja. Të dy këta persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri dhe janë dërguar në spital me makinë private, ku Ylli Brahja është dërguar fillimisht në spitalin rajonal të Lezhës dhe më pas në spitalin e Traumës në Tiranë. Ndërsa Klisman Preçi është trasportuar në drejtim të spitalit të Traumës, ku ka mbërritur pa shenja jete”.
Grupi i hetimit konstatoi në vendngjarje, një automjet të blinduar, tip Fuoristradë Toyota ‘Land Chrysler’, ngjyrë të zezë me targë SK1447 BA. Automjet ku viheshin re dëmtime të shumta si pasojë e shpimit nga plumbat, kryesisht në pjesën e pasme të tij, si edhe në xhamin e parmë të krahut të majtë të shoferit. Xham i cili ishte plotësisht i dëmtuar nga predhat e armëve të zjarrit. Çka tregonte se automjeti ishte qëlluar nga pas dhe objektivi ishte eleminimi i Ylli Brahjas.
Dosja
"Në momentin e kqyrjes, automjeti u rezultua i ndezur. Ndërsa të dy dyert e krahët të majtë u fiksuan gjysmë të hapura. Nga dera e shoferit u konstatuan gjurmë këmbësh, me një gjatësi prej 20 metra, që mbaronin në asfaltin e shëtitores. Që përkonin me ato të Ylli Brahimit, që ishte larguar me vrap për ti shpëtuar plumbave. Po kështu në vendin e ngjarjes u gjetën dhe u fiksuan si prova materiale 108 gëzhoja, model 56 kalibër 7.62."
Vetëm një orë nga ndodhja e krimit, grupi hetues u njoftua nga policia, se jo shumë larg vendit të ngjarjes kishin gjetur një makinë të djegur. Makinë ku pas verifikimit u gjetën edhe dy armë, që mendoheshin se ishin përdorur në krim.
Dosja:
"Në orën 21.30 u mor njoftim nga salla operative Kurbin se në vendin e quajtur fshati Gramzë, rrethi Krujë, po digjej një automjet dhe mund të kishte lidhje me ngjarjen e ndodhur në afërsi të postës së Milotit.
Nga kqyrja, automjeti i djegur plotësisht, rezultoi të ishte i markës Audi A7. Ku brenda tij u konstatuan dy armë zjarri kallashnikov, me nga dy karikatorë secili. Të nesërmen e ngjarjes, me datë 23 Korrik 2022, u bë kqyrja me detaje, me ndriçim natyral i dy mjeteve, konkretisht:
Mjeti Toyota “Land Chrysler” ngjyrë e zezë me targa SK1447BA e blinduar. Ku gjatë kqyrjes u konstatuan në brendësi të automjetit 4 predha të tjera si ato të armëve të zjarrit si dhe 68 dëmtime predhash të shkaktuara nga arma e zjarrit me drejtim nga mbrapa para dhe nga ana e majtë në të djathtë të këtij mjeti. Gjatë kqyrjes së automjetit Audi A7, për shkak të djegies së tij plotësisht, nuk u bë i mundur identifikimi i numrit të shasisë".
Personi i parë që e transportoi Ylli Brahjan fillimisht drejt Spitalit të Lezhës, ishte Edison Lleshi. Banor i Milotit, i cili rrëfeu për grupin hetues, edhe këtë moment.
Edison Lleshi: Në kohën kur u qëllua me armë ndaj Klisman Preçit dhe Ylli Brahjas (Brahimit) unë kam qenë në Laç dhe isha duke udhëtuar në drejtim të qytetit të Milotit me makinën time tip AUDI A4. Kur kam arritur në Milot, pashë se në rrugën kryesore të qytetit ishin grumbulluar shumë njerëz dhe dallova se në rrugë ishte i shtrirë Ylli Brahja, që ne e njohim si Ylli Brahimi. Ishte i gjakosur dhe mezi fliste. Njerëzit që ishin aty më thanë çoje në spital se është në gjendje të rëndë. Unë bashkë me njerëzit që ishin aty e kemi vendosur në makinën time dhe jam nisur në drejtim të spitalit Lezhë ku e morën mjekët.
Por kush ishin të interesuar të vrisnin Ylli Brahjan? Pse ai ishte kthyer kohë pas kohe në një tabelë qitje për ata që ishin armiqtë e tij? Si kishte mundur ai ti mbijetonte një tjetër atentati të mëparshëm? A kishte lidhje atentati i radhës ndaj tij me dorën e fundit që rivalët po i jepnin grupit të Ervis Martinaj? Apo ky atentat ishte thjesht një llogari personale që Ylli Brahja kishte me konkurentët e tij në bizneset e krimit?
Edhe pse në vetvete, atentati ndaj tij mund të duket si një shpagim personal, grupi hetues mendon se krismat ndaj Ylli Brahjas, ishin në vazhdën e atentateve që u ishin bërë në vitet dhe muajt e fundit grupit të Ervis Martinaj.
Në këtë zhvillim pistash, policia kreu fillimisht kontrolle në banesën e Roan Brahimit, alias Sidorel Prendi. Në fshatin Pllanë të Lezhës. I cili ishte në kërkim policor edhe për ekzekutimin e Brilant Martinaj dhe miqve të tij, në mbikalimin e Fushë-Krujës, më 17 korrik 2022.
Roan Brahimi, i cili nuk u gjet në banesë as në atentatin e parë ndaj Martinaj dhe as në atë të Ylli Brahjas. Gjatë kontrollit në banesë, policia gjeti vetëm babain e tij, Gjovalin Prendi. I cili tha se nuk kishte asnjë dijeni se ku ndodhej djali i tij, të paktën prej një viti. Ndërkohë që sipas tij ata ishin rreth krushqie me Ylli Brahjan, pasi nusja e djalit të tij, e kishte njeri të afërt.
Gjovalin Prendi, babai i Roan Brahimit:
"Nuk kam asnjë dijeni për ngjarjen e rëndë. Gjithçka e mësova nga televizori. Klisman Preçin nuk e njoh fare. Kurse Ylli Brahimin e njoh pasi kam lidhje miqësore. Kjo, pasi nusja e djalit tim, Roan Brahimi (Sidorela Prendi) është kushërirë e afërt e Ylli Brahimit. Me sa di unë, babain e nuses së djalit tim, Ylli e ka djalë xhaxhai.
Djali im Roan Brahimi ndodhet jashtë shtetit. Se në cilin shtet nuk e di, pasi nuk kam asnjë komunikim me të prej kohësh, prej më tepër se një vit. Nuk i kam as numër telefoni dhe asnjë adresë në rrjetet sociale".
Gjovalin Prendi tha më tej se nuk kishte ndonjë informacion që djali i tij të kishte probleme me Ylli Brahjan. Ai vazhdonte të vlerësonte se kishte marrëdhënie të mira me familjen e shënjestrës së atentatit.
Gjovalin Prendi, babai i Roan Brahimit:
"Nuk kam asnjë dijeni që djali im të ketë pasur apo ka konflikte me Ylli Brahimin dhe njerëzit e tij. Marrëdhëniet e mia me miqtë janë normale dhe korrekte. Ashtu kanë qenë gjithmonë dhe do të jenë. Lidhur me ngjarjen e ndodhur dua të them se më ka ardhur shumë keq, pasi i kam miq shtëpie".
Por pse grupi hetues po investohej kaq shumë në emrin e Roan Brahimit, si një nga personat më të mundshëm të dyshuar për atentatin ndaj Ylli Brahjas dhe mikut të tij tashmë të ndjerë, Klisman Preçit. Sipas dokumentave sekrete të policisë, gjithçka thuhet se lind pas një konflikti që Roan Brahimi kishte me Ylli Brahjan.
Ku ky i fundit, sipas dokumentave të prokurorisë, mendohet se e ka çuar Roan Brahimin në një nga bazat ku ishin Ervis Martinaj dhe njerëzit e tij të besuar. Bazë që ndodhet në afërsi të Fushë Kuqes, ku mendohet se Rohan Brahimi është dhunuar në mënyrë barbare. E gjitha kjo. për borxhet që lidheshin me lojërat e fatit. Me daljen e tij gjallë nga aty, ai thuhet se ka paralajmëruar Ylli Brahjan se “nuk ja falte kurrë atë që i kishte bërë”.
Por a është ky motivi i vërtetë i atentatit ndaj Ylli Brahjas, mbrëmjen e 22 korrikut 2022, në qendër të Milotit.
Ajo që dihet është se grupi hetues nuk u ndal vetëm te emri i Roan Brahimit. Krahas banesës së tij, policia ushtroi kontrolle edhe në disa banesa të tjera. Në ato të Izmir Selit, në fshatin Zhejë të Kurbinit. Atë të Ervis Kuqit në qytetin e Milotit në Kurbin. Si edhe në banesën e Alfred Rakaj Petokut.
Ku çuditërisht në këto banesa nuk u gjet asnjëri prej tyre, por vetëm të afërm, të cilët nuk kishin dijeni se ku ishin familjarët e tyre në kërkim nga policia.
Ndërkohë që policia ndërtoi për këta persona, profilet kriminale, si persona të dyshuar që mund të kishin lidhje me ngjarjen. Ndërsa pyetja e familjarëve të Ylli Brahjas dhe përgjimet e tyre, nuk dhanë asnjë rezultat dhe nuk e ndihmuan hetimin. Por siç e thamë edhe më herët, ky nuk ishte atentati i parë që i bëhej Ylli Brahjas. Më 12 janar 2021, ai do të ishte pre e një tjetër atentati.
Ai ishte duke ecur në trotuar në shoqërinë e dy personave të tjerë, kur në drejtim të tij u qëllua 15 herë me armë zjarri. Nga një motor ‘Suzuki’ në ecje e sipër. Sikurse shihet edhe në këto pamje. Atentat ku mbeti i plagosur rëndë. Por që duket se Ylli Brahja, është ambientuar mirë me plumbat, ku për fat, mundi tja hedhë plagëve që mori. Edhe ky atentat ndaj 46-vjeçarit mbetet i pazbardhur. Po ashtu mbetet pa autor, edhe një atentat i mëparshëm ndaj viktimës, Klisman Preçi. teksa ky i fundit u qëllua nga një automjet në ecje bashkë me kushëririn e tij.
Për t’u kthyer tek e shkuara e Ylli Brahjas. Ai njihej si një person me rekorde në fushën e narkotikëve dhe i skeduar në çështjet e lojërave të fatit. Ndërsa, përpara se ti mbijetonte atentateve të mirorganizuara, ai ishte shfaqur ne dyert e prokurorisë, për t’u marrë në pyetje në lidhje me ekzekutimin në qendër të Laçit, të ish-policit dhe biznesmenit, Xhelal Reçi.
Ngjarje e ndodhur mëngjesin e 1 nëntorit 2021, autorët e të cilës ende nuk janë identifikuar, pavarësisht dyshimeve që ranë mbi pjesëtarë te fisit Martinaj.
Ndërsa Roan Brahimi vazhdon të jetë i dyshuari kryesor për atentatin ndaj Ylli Brahjas dhe mikut të tij të vrarë, Klisman Preçi. Roan Brahimi që dyshohet edhe për masakrën e trefishtë në mbikalimin e Fushë Krujës. Ndaj Brilant Martinaj dhe miqve të tij, por që policia nuk di të thotë se ku është vendndodhja e tij. Ndërsa Brahimi njihet si shok i ngushtë me Ramazan Rrajën, nipin e deputetit socialist Rrahman Rraja.
I cili ka hequr çdo autorësi nga vetja. Ky I fundit u shoqërua në polici kohët e fundit, cka solli reagimin e ashpër të babait të tij, Xhelal Rraja.I cili nuk hezitoi të kërcënonte dhe zyrtarët e policisë….
Xhelal Rraja: Po, teksa atentati ndaj Ylli Brahjas dhe vrasjes së mikut të tij Klisman Preci është marrë në duar nga SPAK, pasi burimet thonë se autorët ranë në gracjkën e përgjimeve në një cështje tjetër hetimore,
Për zhdukjen e Ervis Martinaj dhe masakrën e Fushë Krujës me 3 viktimave, Prokuroria e posaçme ende nuk ka ndërmarrë asnjë hap. Marre me shkurtime nga emisioni "Në Shënjestër"
Cili grup kriminal vrau ish-policin Gentian Bejtja? Kapen Edison Haxhiu e Ilir Beqaraj, s`dihet motivi

Edison Haxhiu dhe Ilir Beqaraj alias Brahimi, alias Mançellari janë dy personat e arrestuar si të dyshuar për përfshirje në vrasjen e Gentian Bejtjas disa ditë më parë në Larushk të Fushë-Krujës.
Nderkohë që janë kapur të dyshuarit, policia ende nuk ka të dhëna për motivin e krimit, pra kush grup criminal e urdhëroi vrasjen e ish policit të burgjeve që ishte kthyer në një “profesor” të botës së krimit.
Një tjetër person është ndaluar sipas policisë, 30-vjeçari E. H., i datëlindjes 30.07.1994, lindur në Milot dhe banues në Tiranë, për kryerjen e veprës penale, “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”.
Mësohet se Ilir Beqaraj alias Brahimi që u arrestua nga policia është kushëri i Ylli Brahimit. Ylli Brahimi gjithashtu raportohet se është njeri i afërt i Ervis Martinajt, ish bosit te lojerave te fatit.

I arrestuar për këtë ngjarje është Ilir Beqaraj alias Brahimi, alias Mançellari, ndërsa i shoqëruari Edison Haxhiu.
Te dy personat mesohet se jane shtetas me precedente penale per vjedhje, armembajtje pa leje dhe nje sere veprash te tjera penale si perdorimi i dokumenteve false.
Sipas policisë, për hetimin e kësaj ngjarje të rëndë kriminale, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka ngritur një grup të posaçëm, i cili në drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka kryer dhe vazhdon të kryejë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me iniciativë apo të urdhëruara nga Prokurori.
Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se autorët janë afruar tek banesa e shtetasit Gentjan Bejtja me automjetin e markës “Land Rover Discover” me ngjyrë të zezë dhe pas kryerjes të vrasjes po me këtë automjet janë larguar në aksin rrugor Larushkë – Thumanë, pas kalimit të mbikalimit të Fushë Krujës, janë kthyer majtas dhe në fshatin Hasan kanë djegur automjetin e mësipërm.
Është vërtetuar se autorët janë larguar me një automjet tip “Golf” me ngjyrë të zezë, pa targë në pjesën e pasme, duke ndjekur intererarin nga vendi i djegies së automjetit në drejtim të rrugës kryesore Thumanë-Fushë Krujë, kanë devijuar djathtas në mbikalimin e Fushë Krujës dhe janë larguar në drejtim të fshatit Bubq, Krujë.
Nga analiza e informacioneve të marra nga inteligjenca policore si dhe këqyrja dhe marrja e kamerave të sigurisë, është bërë i mundur identifikimi i automjetit tip “Golf” me targë AB960GG, në pronësi të shtetasit E. H., lindur në Milot, Kurbin dhe banues në Tiranë.
Po kështu ka rezultuar se ky automjet është përdorur edhe nga shtetasi Ilir Beqaraj, alias I. B., alias I. M., lindur në Milot, Kurbin dhe banues në Tiranë.
Më datë 19.03.2024, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë bënë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e automjetit tip Golf me ngjyrë të zezë me targë AB960GG në pronësi të shtetasit E. H. dhe shoqërimin në ambientet e policisë.
Në vazhdim të veprimeve hetimore u bë e mundur gjetja dhe shoqërimi në ambientet e policisë edhe të shtetasit Ilir Beqaraj, alias I. B., alias I. M.
Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Ilir Beqaraj, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me mbishkrimin VALTER me tetë fishekë, një armë zjarri e markës BENELLI e cila mbahej me lejen e organeve të policisë, një brez me njëzet e nëntë fishekë arme zjarri, pesë pajisje si ato të radiove marrëse-dhënëse me mbishkrimin MIDLAND XT70, një pasaportë e Republikës të Kosovës në emër të shtetasit Kosovar B. A., e dyshuar e falsifikuar pasi fotografia është e ngjashme me fotografinë e shtetasit I. B., një kartë identiteti e Republikës të Kosovës në emër të shtetasit Kosovar B. A., e dyshuar e falsifikuar pasi fotografia është e ngjashme me fotografinë e shtetasit I. B., dy aparate celular të markës IPONE dhe një aparat celular i markës SAMSUNG.
Të gjitha provat e administruara i janë nënshtruar ekzaminimeve kriminalistike dhe janë siguaruar elemente provash me prespektivë për hetimin e mëtejshëm të ngjarjes.
Në përfundim u arrestua në flagrancë shetasi I. B., alias I. B., alias I. M., i datëlindjes 21.04.1983, lindur në Milot, Kurbin dhe banues në Tiranë, për veprat penale “Mbajta pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”, parashikuara nga nenet 278/2 dhe 186 të Kodit Penal.
Policia tha se po kështu ky shtetas është i dyshuar si një nga autorët e vrasjes së shtetasit Gentjan Bejtja.
Gjatë aksionit u ndalua shetatsi E. H., i datëlindjes 30.07.1994, lindur në Milot, Kurbin dhe banues në Tiranë, për kryerjen e veprës penale, “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, parashikuar nga neni 80 i Kodit Penal.
Grupi i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë vazhdon me intesitet punën për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarje të rëndë kriminale, identifikimin dhe vënien para përgjegjsisë ligjore edhe të autorëve të tjerë. Për ecurinë e hetimit do të informojmë median dhe publikun në vazhdimësi.
Vrasja e Gentian Bejtjas
Ish-polici i burgjeve, Gentjan Bejtja u vra më 15 mars në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Larushk, në një atentat të mirëorganizuar në Larushkë të Fushë Krujës.
Prej tetë muajsh në kërkim policorl, Bejtja u kishte shpëtuar tri atentateve, por i katërti ishte vendimtar për të. Ai ndodhej në oborrin e banesës duke punuar në serrë, kur persona të maskuar e qëlluan me breshëri plumbash. Pas ngjarjes, u shoqëruan në polici disa persona me precedentë kriminalë në zonë.
Valter Bami, një prej personazheve të botës së krimit me të cilin viktima ka pasur konflikte të hapura, ishte njëri prej të shoqëruarve në polici. Bami ishte një prej të arrestuarve pas atentatit të 4 korrikut 2023 ndaj Bejtjas në Larushkë të Krujës, ku u plagosën djemtë e Gentian Bejtes, 10 dhe 13 vjeç dhe u vra kunati i tij Ramazan Sino. Atij iu gjet barut në duar dhe për pasojë u la në “arrest shtëpie”, masë që përfundoi në 18 janar të këtij viti.
Në vendngjarje u gjetën rreth 50 gëzhoja kallashnikovi që dyshohet të jenë qëlluar nga 2 armë të ndryshme, ndërsa makina “Land Rover” dhe targat e saj, rezultojnë të jenë vjedhur në Shkodër në gusht të 2023-it.


