"Cfarë di ti për katër vrasjet?!", Saimir Tahiri merret në pyetje në SPAK për 21 janarin

Aktualitet

"Cfarë di ti për katër vrasjet?!", Saimir Tahiri merret

Tirane - Ish-ministri i Brendshem Saimir Tahiri u paraqit në SPAK për tu marrë në pyetje si person që ka dijeni lidhur me dosjen e 21 janarit.

Tahiri u paraqit në SPAK rreth orës 09:30 ku do te merret ne pyetje per rihetimin e ngjarjes se rende me kater viktima ne bulevard.

"Cfarë di ti për katër vrasjet?!", Saimir Tahiri merret

Në atë kohë Tahiri ka mbajtur detyrën e deputetit të PS-së, ndërsa pas ardhjes së PS-së në qeveri u emërua në postin e ministrit të Brendshëm, kohe kur policia tentoi te rihapte dosjen disa here por pa arritur te gjente prova te reja.

Tahiri është thirrur nga prokurori i posaçëm i SPAK, Alfred Shehu.

Rihetimi i nisur nga SPAK, u be shkak qe një ditë më parë në Prokurorinë e Posaçme te paraqitej deputeti i PS-së, Xhemal Qefalia, i cili dha dëshminë si person që ka dijeni për ngjarjen pasi ka qenë një nga organizatorët e protestës së 21 janarit 2011 para kryeministrisë ku mbetën të vrarë 4 protestues.

Në kuadër të hetimit janë marrë në pyetje dhe ish-drejtori i Përgjithshëm i policisë së shtetit Hysni Burgaj dhe një ditë më pas dëshmoi edhe zëvendësi i tij Agron Kuliçaj. 

Të dy janë akuzuar për skandalin e zbatimit të urdhrave të arrestit të prokurorisë 18 ditë me vonesë, për Ndrea Prendin dhe 5 gardistët e tjerë, që dëmtoi rëndë hetimin.

SPAK nisi hetimet për protestën e përgjakshme të 21 janarit 2021 në bulevard pasi Gjykata e Strasburgut urdhëroi Strukturën e Posaçme të hetonte kallëzimin e bërë nga Rajmonda Nika, bashkëshortja e Aleks Nikës, ndaj Sali Berishës, Lulzim Bashës dhe Ndrea Prendit, zyrtarë nën juridiksionin e SPAK.

Strasburgu e quajti krim shtetëror që duhej zbardhur: kush dhe si u dha urdhri për vrasjet shtetërore të 21 janarit  dhe roli i Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, përkatësisht kryeministri dhe ministri i Brendshëm i kohës.

ME TE LEXUARAT