SHBA jep alarmin: Ushtria e Kim Young Un do të luftojë në Ukrainë, mbi 10 mijë ushtarë gati

Bota

SHBA jep alarmin: Ushtria e Kim Young Un do të luftojë në

Sipas qeverisë amerikane rreth 8,000 ushtarë nga Koreja e Veriut kanë arritur tashmë në rajonin kufitar rus të Kurskut dhe janë gati për operacione luftarake kundër njësive ukrainase.

“Ne mendojmë se në Rusi gjenden rreth 10,000 trupa nga Koreja e Veriut dhe sipas informacioneve të fundit, deri në 8,000 prej tyre janë vendosur në rajonin e Kurskut”, tha ministri i Jashtëm i SHBA-së, Antony Blinken.

Qeveria amerikane nuk ka parë ende ndonjë operacion luftarak të trupave koreano-veriore kundër forcave ukrainase, megjithatë ne “supozojmë se kjo do të ndodhë ditët e ardhshme,” tha Blinken.

Rusia i ka stërvitur ushtarët e Koresë së Veriut për beteja me artileri dhe operacionet bazë të këmbësorisë.

Zona e dislokimit të trupave është ende e paqartë

Blinken tha se është hera e parë që prej 100 vjetësh që Rusia fton trupa ushtarake të huaja në vendin e saj. Është e paqartë nëse ushtarët e Koresë së Veriut do të dislokohen për të zhvilluar operacione luftarake në territorin ukrainas apo nëse do të luftojnë në zonat e pushtuara nga Ukraina në Rusi. Sipas diplomatëve të OKB-së, është gjithashtu e mundur që koreano-veriorët të vendosen pas frontit dhe të marrin atje përsipër detyra logjistike.

Trupat koreano-veriore me uniforma ruse

Shërbimi sekret i Koresë së Jugutka njoftuar disa ditë më parë se ushtarët nga Koreja e Veriut që janë vendosur në Rusi janë të veshur me uniforma ruse dhe u janë dhënë identitete të rreme për të fshehur origjinën e tyre të vërtetë. Presidenti rus Vladimir Putin nuk e mohoi praninë e ushtarëve të Koresë së Veriut dhe tha se edhe Ukraina mbështetet tek personeli i vendeve të NATO-s.

Pak ditë më parë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte e quajti bashkëpunimin ushtarak midis Rusisë dhe Koresë së Veriut si “kërcënim për sigurinë indo-paqësore dhe euro-atlantike”./DW

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion