U arratis nga spitali grek, zbulohen fotot e të dënuarit Gentian Çipit, ja si duket ai sot (FOTO)

Aktualitet

U arratis nga spitali grek, zbulohen fotot e të dënuarit Gentian

Janë zbuluar fotografitë e të shumëkërkuarit prej 20 orësh nga policia greke, 41-vjeçarit Gentian Çipi.

Sipas burimeve më të fundit nga mediat , Gentian Jorgo Cipi, rezulton i burgosur në Nigrita Serra për 3 vendime, konkretisht dy dënime për narkotikë dhe një paraburgim për tentativë vrasje.

Ai ka datëlindje 15.07.1985, ndërkohë që çuditërisht ne Shqipëri rezulton me vendbanim në Vlorë e jo në Dishnicë të Korçës.

Ende nuk ka asnjë reagim nga policia shqiptare se si i është ndryshuar masa e sigurimit në korrik 2023 nga “Arrest në burg” në “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe se si ai ka përfunduar në Greqi duke kryer tentativë vrasje në Selanik në 3 shtator 2024.

Burimet bëjnë me dije se ai është dënuar me 2 vjet burg në Shqipëri për “shkatërrim i pronës me zjarr” në bashkëpunim e në rrethana rënduese, dënim të cilin nuk e ka kryer pasi për veprën për të cilën është dënuar, ka qëndruar në paraburgim vetëm rreth 2 muaj e 20 ditë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion