EMRAT, arrestohen 7 pedagogë në Elbasan, morën ryshfet nga studentët për t’i kaluar në provime

Aktualitet

EMRAT, arrestohen 7 pedagogë në Elbasan, morën ryshfet nga

Arrestohen nga policia dhe prokuroria e Elbasanit disa pedagogë të Fakultetit të Ciklit të Ulët, të dyshuar për korrupsion aktiv dhe pasiv me disa studentë të këtij fakulteti, të cilët në këmbim të kalimit në lëndët ngelëse në muajin shtator kanë paguar pedagogët.

Rasti është ndjekur fillimisht nga një emision investigativ "Stop", dhe më pas në ketë çështje ka hyrë policia dhe prokuroria e Elbasanit, duke nxjerrë masa ndalimi për 5 profesorë dhe një sekser.

EMRAT E PEDAGOGËVE TË ARRESTUAR

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

VITI I PARË

1. Florinda Tarusha, Lënda: Filozofia e Edukimit të Fëmijërisë së hershme;

2. Monika Hodaj, Lënda: Edukimi gjinor në fëmijërinë e hershme;

3. Ornela Bilali, Lënda: Praktikë profesionale.

VITI I DYTË

1. Ornela Bilali, Lënda: Arti dhe krijimtaria në fëmijërinë e hershme.

2. Zyhra Gripshi, Lënda: Puna me familjen dhe komunitetin.

3. Adrian Shingjergji, Lënda: Edukimi motorrik dhe lojërat lëvizore.

4. Beatriçe Gani, Lënda: Të mësuarit nëpërmjet lojës.

5. Edlira Gugu, Lënda: Letërsi për fëmijë.

Po ashtu, është arrestuar edhe Gazmend Hodaj, person që ka një lokal tek universiteti dhe që ka bërë rolin e sekserit mes studentëve dhe pedagogëve.

 

ME TE LEXUARAT