Shpërthim i fuqishëm në një banesë në Greqi, një viktimë dhe një i plagosur

Bota

Shpërthim i fuqishëm në një banesë në Greqi,

Një shpërthim i fortë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme (31 tetor) në një apartament në katin e tretë të një pallati në Ampelokipoi, Greqi.

Nga ngjarja ka mbetur i vdekur një burrë, ndërsa bashkëshortja e tij ndodhet në gjendje të rëndë.

Nga provat e para të grumbulluara rezulton se bëhet fjalë për terrorizëm, pasi në zonën ku ka ndodhur shpërthimi është gjetur një pistoletë 9 mm ,e cila është dërguar në laboratorët e mjekësisë ligjore, si dhe një sasi lënde shpërthyese. Gjithashtu u gjet edhe një celular.


Shpërthimi e shkatërroi totalisht banesën dhe dëmtoi të gjithë ndërtesën e banimit në lagjen Ampelokipoi. Zjarrfikësit arritën të nxjerrin gruan e lënduar dhe ta çojnë në spital, teksa burri që humbi jetën ende nuk është identifikuar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion