Celularët që merr SPAK, 1800 në 4 vite, sa u “zbërthyen” e sa u përgjuan gjatë 2025

Aktualitet

Celularët që merr SPAK, 1800 në 4 vite, sa u

“Është shumë e rëndë kjo. Edhe mos bëjnë gabim të vijnë të kërkojnë telefonin tim, se gjithë telefonët e botës i kanë mbledhur atje”.

Deklarata e kryeministrit Edi Rama, dy ditë pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, evidentoi një nga praktikat më të shpeshta të SPAK, sekuestrimin e aparateve telefonikë celularë ndaj personave të dyshuar, apo nën hetim.

Në të vërtetë, sipas SPAK, zbërthimi i aparatëve celularë ka qenë vendimtar në sigurimin e provave edhe në dosjet hetimore më të rëndësishmë ndaj zyrtarëve të lartë, apo krimit të organizuar.

Por sa është numri i telefonëve të sekuestruar nga SPAK? Raporti vjetor i SPAK i publikuar pak ditë më parë, zbulon se vetëm gjatë vitit 2025, i janë nënshtruar ekspertizës 503 telefona celular e tableta. Po ashtu, në filtrat digjitalë të SPAK kanë kaluar edhe 98 kompjutera, 14 DVR dhe 153 prova digjitale, hard-disqe, usb e karta memorieje.

Shifra e telefonave të ekspertuar ka qenë edhe më e lartë në vitin 2024, 553 të tillë. Sipas SPAK, në total në 4 vitet e fundit, në laboratorin digjital të SPAK janë zhbiruar plot 1791 aparatesh telefonikë të lëvizshëm. “Telefonat celularë përbëjnë vazhdimisht rreth 70-75 për qind të provave totale, duke nxjerrë në pah rëndësinë e analizës së metadatave, komunikimeve online dhe aplikacioneve të enkriptuara”, thuhej në raport.

Nga ana tjetër SPAK e konsideron të ngarkuar vitin që lamë pas edhe sa i përket përgjimeve të kryera. Gjatë vitit 2025 kjo metodë është përdorur në 186 hetime dhe në total SPAK ka përgjuar 3004 telefona celularë/numra telefonikë.

Në këtë drejtim, SPAK ka mundur gjatë vitit të shkuar të miratojë fondet edhe për blerjen e një pajisje IMSI-CATCHER, pajisje për identifikim, detektin dhe lokalizim të telefonave celularë, si edhe të përmirësojë sistemin e përgjimit, projekte me vlera përkatëse 1.8 dhe 3.3 milionë euro. /Tema

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion