VIDEO/ Rogerti g*det fizikisht Gimbon, pritet përjashtimi i tij?

Showbiz

VIDEO/ Rogerti g*det fizikisht Gimbon, pritet përjashtimi i tij?

Tensionet në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” kanë arritur kulmin dhe këtë herë banorët kanë kaluar vijën e kuqe, duke thyer rregullin më të rëndësishëm të formatit: tolerancën zero ndaj kontaktit fizik!

Protagonistët e këtij incidenti të rëndë janë bërë Rogerti dhe Gimbo, një përplasje që pritet t’i kushtojë shumë shtrenjtë njërit prej tyre.

Sipas pamjeve të transmetuara që tashmë po bëjnë xhiron e rrjetit, dyshja është përfshirë në një debat mjaft të ashpër dhe me tone të larta. Situata ka degraduar kur Gimbo i është afruar shumë pranë Rogertit, duke i qëndruar “fytyrë më fytyrë”.

Në këtë moment tensioni dhe gjaknxehtësie, Rogerti nuk është përmbajtur dot dhe ka reaguar fizikisht, duke i goditur me forcë dorën Gimbos me dorën e tij.

Kujtojmë se një veprim thuajse identik, ku u godit dora gjatë një debati ballë për ballë, u bë nga Marko ndaj Shendritit. Atëherë, “Vëllai i Madh” nuk e toleroi aspak gjestin dhe e përjashtoi Markon pa asnjë hezitim.

Mbetet për t’u parë nëse Rogerti do të ketë të njëjtin fat mbrëmjen e sotme!/BBVA5

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion