Burri vret gruan me sëpatë, djali e hedh nga shkallët, vdes 69-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë mëngjes rreth orës 07:00, në fshatin Shalës, Konispol.
Policia bën me dije se një 69 vjeçar ka varë me sëpatë bashkëshorten e tij pas një konflikti për motive të dobëta. Më pas 69 vjeçari është konfliktuar me djalin e tij, i cili e ka shtyrë nga shkallët me banesës dhe për pasojë ka humbur jetën.
“Rreth orës 07:00, në fshatin Shalës, Konispol, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në banesë, shtetasi H. I., 69 vjeç, ka vrarë me mjet prerës (dyshohet sëpatë) bashkëshorten e tij, shtetasen Sh. I., 66 vjeçe.
Më pas, shtetasi H. I. dyshohet se është konfliktuar me djalin e tij, shtetasin K. I., rreth 40 vjeç, i cili e ka shtyrë shtetasin H. I. nga shkallët e banesës. Si pasojë e dëmtimeve, shtetasi H. I. ka humbur jetën në vendngjarje.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Konispol, pas njoftimit të marrë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Policisë të autorit të dyshuar, shtetasit K. I,” njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes


