Boshatiset spitali Covid në Tiranë, nuk ka asnjë pacient të shtruar

Aktualitet

Boshatiset spitali Covid në Tiranë, nuk ka asnjë pacient të

Për herë te parë pas 4 muajsh, Spitali Covid4 në Tiranë është bosh. Në 100 shtretër të spitalit nuk ka asnjë pacient të shtruar.

Spitali Covid 4 u hap në fund të muajit Nëntor për shkak të numrit të lartë të pacientëve me Covid dhe vepronte si strukturë mbështetëse për spitalin infektiv së bashku me stafin e spitalit Covid 1.

Autoritetet shëndetësore thonë se kjo strukturë nuk do të mbyllet, por do të vijojë të qëndrojë ne gatishmëri për pacientët me Covid.

Aktualisht ne 3 spitalet Covid në Tiranë janë afro 190 paciente të shtruar, ndërsa në tre spitalet rajonale janë 57 pacientë te shtruar.

Për shkak të pandemisë në Shqipëri u vendosën në dispozicion 600 shtretër në 4 spitalet Covid në Tiranë për pacientët me koronavirus dhe 241 shtretër në tre spitalet rajonale, Elbasan, Durrës dhe Shkodër.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion