Blindohet jugu, ja zona ku është parë i dshuari për vrasjen e policit 28-vjecar në Fier

Aktualitet

Blindohet jugu, ja zona ku është parë i dshuari për vrasjen

Kur kane kaluar 24 orë nga vrasja e efektivit të policisë në Fier, Novruz Cenalia, ende nuk ka asnjë gjurmë për autorin e dyshuar, shtetasin Azgan Mërnica.

Kontrollet e policisë tashmë janë shtrirë edhe më gjerë, pasi autori ka dyshime se është larguar drejt Gjirokastrës apo Tepelenës.

Burime nga policia e Fierit bëjnë me dije se një person i ngjashëm me autorin është pare ne Gjirokastër.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Autoritetet po verifikon informacion e marrë dhe për ketë ka lajmëruar policinë e Gjirokastrës.

Policia ngre dyshimet se personi mund te tentoje të kaloji kufirin. Ndërkohë kontrollet vijojnë ne fshatin Pojan. Kontrolle po behën ne stane, në tunele etj.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 13:15 të (13 majit), në fshatin Baltëz dhe ende mbetet mister arsyeja e vrasjes së efektivit, i cili ishte me uniformën e policisë dhe po shkonte të merrte


shërbimin kur u përball në rrugë me 23-vjeçarin, i cili udhëtonte me një mjet tip Audi së bashku me nënën e tij.

“Aty kam dëgjuar një të shtënë arme”, ka deklaruar nëna e Azgan Mernicës, e cila po udhëtonte në mjet së bashku me të birin. Më pas, ajo rrëfeu se djali i saj u rikthye sërish në makinë dhe janë larguar në drejtim të banesës së vëllai të saj.

“Djali iku me vrap pa më thënë se ku do shkonte”, përfundoi gruaja dëshminë.

Policia e Fierit ka marrë në pyetje 12 persona, mes tyre edhe prindërit e autorit të dyshuar, Petrit Mernica dhe Ajete Mernica.

Ndërkohë policia ka dhënë shpërblim 30 mijë euro për çdo informacion që çon në kapjen e autorit të krimit.

ME TE LEXUARAT