Tragjike në Shkup, vëllai vret vëllain dhe kunatën

Kosovë&Rajon

Tragjike në Shkup, vëllai vret vëllain dhe kunatën

Një ngjarje tronditëse është shënuar në Shkup, ku vëllai ka vrarë vëllain dhe kunatën e tij.

Pas një konflikti shtetasi L.K. 67 vjeç ka qëlluar me thikë disa herë vëllain e tij shtetasin me iniciale V.K. 64 vjeç dhe bashkëshorten e tij 57 vjeçare.

Policia kur ka mbërritur në vendin e ngjarjes ka gjetur të pajetë 64-vjeçarin, ndërsa gruaja ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Menjëherë policia nisi hetimet dhe arrestoi vëllain e viktimës, i akuzuar si autori i kësaj vrasje të dyfishtë. Ai pasi ka kryer aktin e tmerrshëm ka tentuar të vetëvritet pasi ka goditur veten me thikë.

Ai ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Autoritetet vendase po marrin masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe do të dalin me detaje se si ka ndodhur ngjarja.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion