Tha se e detyruan të shkonte pas Ramës në Athinë, jep dorëheqjen drejtori i teatrit Bylis
Klajdi Marku ka dhënë dorëheqjen nga posti që mbante si drejtori i Teatrit Bylis në Fier. Përmes një deklarate për mediat, ai ka treguar versionin e tij të historisë lidhur me videon e bërë virale në rrjetet sociale.
Ai thotë se pjesëmarrja e tij në takimin e Ramës në Athinë më 12 maj ishte rastësi pasi teatri ndodhej në Korinth ku ka marrë pjesë në festivalin e teatrove ndërkombëtar të antikitetit për të rinj.
Klajdi Marku u shpreh se komenti i tij ishte një shaka, që u përdor për qëllime dashakeqe nga personi që regjistroi videon.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
“Duke marrë shkas nga një video e publikuar në rrjetet sociale, ndjej detyrimin moral për të bërë një sqarim për të gjitha mediat. Në takimin e kryeministrit të vendit në Athinë, më 12 maj është e vërtetë që kam qenë i pranishëm dhe nuk e fsheh krenarinë që u bëra pjesë e atij takimi historik, edhe pse rastësisht. Po, kam qene pjesmares ne aktivitet, por kam qene me trupen pjesmares në aktivitet në Korinth, kemi dhënë shfaqje në datë 11 maj. Në datën 12 mqs grupi donte të shikonte aktivitetin shkuam.
Sqaroj sot për të gjitha mediat dhe opinion publik, për të gjithë ata që më njohin, dhe për të gjitha ata që po përpiqen ta përdorin këtë gjë politikisht. Ajo ishte një bisedë në formë shakaje me personin e panjohur që ka kryer regjistrimin provokues dhe që kishte qëllime dashakeqësie.
Unë jam aktor dhe regjisor prej shumë vitesh në teatrin Bylis dhe me këtë post dhe me këtë detyrim nuk më lidh asnjë detyrim partiak dhe në këto kushte zhvishem nga posti i drejtorit në mënyrë administrative dhe ligjore duke bërë dorëheqjen për të ruajtur imazhin tim personal dhe të artistit”, tha Marku.