Bie nga kati i pestë, ndërron jetë 56-vjeçari në Fier

Aktualitet

Bie nga kati i pestë, ndërron jetë 56-vjeçari në Fier

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e së martës në Fier. Një 56 vjeçar dyshohet se ka rënë nga kati i pestë i pallatit dhe për pasojë ka humbur jetën.

Ngjarja është shënuar rreth orës 14:40 në lagjen “Konferenca e Pezës”. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

"Rreth orës 14:40, në lagjen “Konferenca e Pezës”, Fier, dyshohet se ka rënë nga lartësia e katit të pestë të një pallati, shtetasi F. H., rreth 56 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.", njofton policia

ME TE LEXUARAT