Berisha i përgjigjet Spiropalit: Je viktima më e parëndësishme dhe më e merituara e Lubisë! Nuk e ke nga unë, e ke nga vetja jote

Aktualitet

Berisha i përgjigjet Spiropalit: Je viktima më e

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mori fjalën në Kuvend për replikë ditën e sotme duke iu përgjigjur ministres së Jashtme, Elisa Spiropali. Ai tha se shkarkimin ministrja nuk e kishte prej tij, por prej vetes dhe Belinda Ballukut.

Je viktima më e parëndësishme e Lubisë dhe më e merituara.
Në një kohë kur sytë e shqiptarëve drejtoheshin drejt asaj sikur të ishte korba e zezë, në fakt aty afër ishte, ti na vije si nuse këtu, e veshur me të bardha, me të gjitha aksesorët.
Pse çfarë kujton ti se bar hante Lubia?
Ndaj dhe nuk e ke nga Sali Berisha, jo, e ke nga vetja jote, se jo që nuk e mbroje, përkundrazi gëzoheshe se tani do bëheshe ti zëvendëskryeministre, nuk ta priste mendja se ishte kjo tjetra, kloni i Lubisë.
Ja ku e ke klonin!


Ti ke probleme të mëdha në shkenca.
Kjo është kloni.
Ndaj dhe nuk e ke nga Sali Berisha atë, se për Sali Berishën, Edi Rama të lartësonte njëlloj siç lartësoi këtë klonin e Lubisë, por e ke nga vetja jote se more përpjetë ti.
Iku Lubia, the tani, ja shiheni, unë do jem Lubia juaj tani, u thoshte kjo.
Dhe këta të dhanë atë që meritove.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion