“Mercedesi” përplas biçikletën në Shkodër, vdes drejtuesi 61-vjeçar

Aktualitet

“Mercedesi” përplas biçikletën në

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Shkodër Koplik. Policia njofton se një makinë tip “Mercedes Vito” ka përplasur një biçiklist, që për pasojë ndërroi jetë. Viktima është shtetasi I.H, 61-vjeç. Shoferi i makinës, N.G, 54-vjeç është shoqëruar në polici.

“Shkodër/Informacion paraprak. Rreth orës 06:30, në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në vendin e quajtur Gruemirë Çezme, mjeti tip “Mercedes Vito”, me drejtues shtetasin N. G., 54 vjeç, ka aksidentuar një biçikletë që drejtohej nga shtetasi I. H., 61 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes 61 vjeçari ka ndërruar jetë.  Shtetasi N.G, është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtjeshme.

 Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion