Bënin "namin" në Itali, përfundojnë në pranga tre shqiptarë
Lajmifundit
/
30 Tetor 2024, 08:22
Aktualitet

Polica italiane ka arrestuar gjashtë persona të kërkuar, mes tyre edhe tre shqiptarë, të cilët po tentonin t’i shpëtonin dënimit në Itali dhe po largoheshin për tu kthyer në vendlindje.
Siç raportohet tre prej tyre ishin rumunë dhe tre shqiptarë, të gjithë të kërkuar për krime të lidhura me tregtinë e drogës, mbajtjen e armëve, marrjen e mallrave të vjedhura dhe falsifikimin e dokumenteve.
Gjithashtu të arrestuarit u transferuan në burgun lokal, për të vuajtur dënimin, kurse identitetet nuk u bënë të ditura.


