Bënë ‘kërdinë’ me vjedhje, arrestohen tre ‘skifterët’ shqiptarë në Itali

Aktualitet

Bënë ‘kërdinë’ me vjedhje, arrestohen tre

Tre shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi u kapën duke vjedhur në disa banesa.

Mësohet se në dy javë shqiptarët kanë vjedhur 12 banesa në Milano dhe Monza.

Siç raportohet grupi i shqiptarëve realizoi vjedhjet gjatë muajit nëntor, ndërsa të arrestuarit janë të moshës 27 deri në 35 vjeç.

Gjtihashtu autoritetet italiane zbuluan se autorët e dyshuar përdornin për kryerjen e vjedhjeve një automjet me motor të madh, e cila i favorizonte ata që të largoheshin me shpejtësi pasi kryenin vjedhjet. Ndërsa dy nga anëtarët e grupit u gjurmuan në provincën e Monza Brianza-s dhe një tjetër është shpallur në kërkim.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion