Furgoni ku po udhëtonte doli nga rruga, humb jetën i riu shqiptar në Kroaci! 28-vjeçari la nënën të vetme (EMRI)

Aktualitet

Furgoni ku po udhëtonte doli nga rruga, humb jetën i riu shqiptar

Një aksident i rëndë ka ndodhur disa ditë më parë në zonën e Marinës, në Kroaci, në rrugën shtetërore D8, pjesë e Adriatic Highway, ku një furgon ka dalë nga rruga dhe më pas është përmbysur.

Mësohet se, si pasojë e këtij aksidenti, ka humbur jetën 28-vjeçari nga Durrësi, Amarildo Tafaj, i cili ishte edhe drejtuesi i mjetit. Edhe pse të riut i është dhënë ndihma e parë, ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Raportohet se Tafaj ishte i punësuar në shtetin kroat prej disa kohësh. Ai ishte rritur vetëm nga nëna e tij, me shumë sakrifica, dhe ishte i përkushtuar ndaj familjes.

Humbja e tij në këtë aksident tragjik ka tronditur familjarët, të afërmit, miqtë dhe të gjithë ata që e njihnin Amarildon.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion