“Bashkim Ulaj u grabiti pronat për resort, banorët e Rrjollit protestë para Kuvendit! Tubimit i bashkohen edhe ..

Aktualitet

“Bashkim Ulaj u grabiti pronat për resort, banorët e Rrjollit

Banorët e Rrjollit të Velipojës po protestojnë ditën e sotme para Parlamentit të Shqipërisë, me pretendimin se po u grabitet prona, teksa brenda sallës po zhvillohet seanca plenare.

Prej kohësh në Rrjoll është një situatë aspak e zakontë, ku banorët vendas janë ngritur kundër resortit që po ndërtohet nga biznesmeni dhe botuesi Bashkim Ulaj në zonë, me pretendimin se po u merret prona padrejtësisht, për llogari të tij.

Protesta e banorëve të Rrjollit ditën e sotme po mbështetet edhe nga Partia Mundësia e Agron Shehajt, i cili e ngriti këtë çështje edhe në Parlament javën e kaluar, ku pas përplasjeve me deputetët socialistë u përjashtua.

Në Rrjoll, protestuesit janë përplasur edhe me forcat e Policisë së Shtetit dhe të policisë private 'Breçani Security', të cilët forcërisht kishin tentuar shpërndarjen e protestave dhe mbështetjen e biznesmenit Ulaj.

Ndërkohë mësohet se protestës së banorëve të Rrjollit sot para Kuvendit i janë bashkuar edhe qytetarë të tjerë nga mbarë Shqipëria (si përshembull banorë që preken nga shpronësimet për projektin TID në Durrës) të cilët pretendojnë se po u rrëmbehet prona nga shteti dhe oligarkët./Shqiptarja

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion