Bashkia e Tiranës shton pikat e shpërndarjes për abonetë falas për pensionistët

Aktualitet

Bashkia e Tiranës shton pikat e shpërndarjes për abonetë

Anuela Ristani ka njoftuar se Bashkia e Tiranës do të shtojë pikat e shpërndarjes së aboneve falas për pensionistët, me synimin për të shmangur radhët dhe lehtësuar procesin për qytetarët.

Gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak, Ristani deklaroi se pikat e shërbimit do të jenë të hapura deri në 16 orë në ditë dhe se është rritur jo vetëm numri i ditëve të shpërndarjes, por edhe numri i pikave ku pensionistët mund të pajisen me abone.

Ajo sqaroi se aktualisht procesi nuk mund të realizohet përmes librezave të pensionit, pasi sistemi i biletimit kërkon një tjetër formë dokumentacioni.

Ristani bëri të ditur gjithashtu se Bashkia po punon për krijimin e një sistemi të ri më të digjitalizuar, i cili do të shmangë radhët dhe do ta bëjë procesin më efikas në të ardhmen.

Sipas saj, aktualisht po hartohen termat e referencës për këtë sistem të ri, ndërsa deri atëherë bashkia do të vijojë optimizimin e shpërndarjes përmes shtimit të pikave të shërbimit.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion