Automjeti përfshihet nga flakët pranë tunelit të Krrabës
Lajmifundit
/
3 Tetor 2025, 14:30
Aktualitet

Një automjet është përfshirë nga flakët rreth orës 13:50, në afërsi të Tunelit të Krrabës, përgjatë aksit rrugor kombëtar Tiranë–Elbasan.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa autoritetet njoftojnë se fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse dhe policia rrugore, të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Për disa minuta, qarkullimi në këtë segment është vështirësuar për shkak të ndërhyrjes së emergjencës.


