Autoboti frenoi aq sa u ça dhe asfalti, detaje nga vdekja e 25 vjeçarit

Aktualitet

Autoboti frenoi aq sa u ça dhe asfalti, detaje nga vdekja e 25

Petro Piti, një 25 vjeçar nga Ura Vajgurore në Berat, ka ndërruar jetë tragjikisht mbrëmjen e djeshme teksa udhëtonte në aksin Lushnjë-Berat. Pranë fshatit Kashtbardhë, Petro ka konstatuar në rrugë një traktor padrita dhe është përpjekur të frenojë.

Autoboti me karburant që i përkiste biznesit të familjes së tij ka frenuar për disa metra aq sa është çarë dhe asfalti, por për shkak të ngarkesës që e shtynte përpara mjeti nuk ka mundur të ndalet.

Edhe 25 vjeçari e ka parë shumë vonë mjetin bujqësor që kishte ndaluar buzë rrugës, pa asnjë dritë të ndezur, dhe nuk ka pasur mundësi tjetër reagimi.

Duke menduar të mos përplaste shoferin e traktorit, Petro Piti e ka drejtuar autobotin në kanal.

ME TE LEXUARAT