Florida, 22-vjeçarja shkoi mes përmbytjeve në spital dhe lindi fëmijën gjatë uraganit "Milton"
Uragani Milton mund të ketë lënë dëme të pallogaritshme në Florida, vuajtje dhe tmerr në botë, megjithatë, "mrekullitë" ekzistojnë dhe ndodhin edhe në situata të tilla.
Ishte ora 4 e mëngjesit të së mërkurës në Port Charlotte, Florida, kur Kenzie Lewellen filloi lindjen në shtëpinë e saj ndërsa Uragani Milton po shkonte drejt Gjirit të Meksikës.
Ajo mori një rrugë aventureske për në spital, ku lindi djalin, teksa jashtë përmbyteshin rrugët dhe rrëzoheshin pemët.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Gruaja që u bë nënë një një ditë të tillë foli për NBC News duke përshkruar momentet dramatike. Tani e lumtur, Kenzie Luhellen, e cila solli në jetë Dewey Lester Bennett 3.6 kg , fillimisht tha:
"Mendja ime po nxitonte, po mendoja, çfarë do të bëj?" deklaroi pas lindjes 22-vjeçarja, e cila siç pranoi ishte “shumë nervoze” pasi kishte ardhur koha për të lindur në një kohë kur rajoni do të ishte në qendër të një prej uraganeve më të fortë të të gjitha kohërave.
Në të njëjtën situatë ka qenë edhe partneri i saj 24-vjeçar, Bennett, i cili pak vite më parë, në vitin 2017, kishte “humbur” babain e tij në uraganin Irma.
Pas 4 orë e gjysmë kontraktimesh në shtëpi, çifti më në fund mori vendimin e vështirë dhe nisi udhëtimin e rrezikshëm për në Spitalin Memorial Sarasota, ku kishin grumbulluar furnizime me vlerë të një jave.