Rëndohet bilanci nga “Milton”, shkon 15 numri i viktimave, mbi 3 mln banesa pa energji elektrike
Të paktën 15 persona kanë humbur jeten nga uragani Milton në Florida. Vdekjet janë regjistruar në qarkun Shën Lucia, në Volusia, në Petersburg dhe në qytetin Tampa.
Kjo stuhi ka lënë rreth 3 milionë banesa dhe biznese pa energji elektrike, ndërsa rrugët janë bllokuar për shkak të rrëzimit të pemëve dhe kabllove elektrike.
Uragani Milton ka zbarkuar në brigjet e Floridës si stuhi e kategorisë së tretë, duke goditur ashpër këtë rajon, që ende nuk e ka marre veten nga uragani tjetër, Helene, i cili e ka goditur dy javë më parë, dhe ka vrarë 237 persona.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Shkencëtarët besojnë se shirat e rrëmbyeshëm dhe stuhitë shkatërruese, janë bërë më të ashpra dhe më të shpeshta, për shkak të ndryshimeve klimatike.