Artan Hoxha zbulon se kush e vrau Remzi Hoxhën dhe pse u zhduk trupi i tij pa lënë asnjë gjurmë

Aktualitet

Artan Hoxha zbulon se kush e vrau Remzi Hoxhën dhe pse u zhduk trupi i tij

Gazetari i njohur investigativ, Artan Hoxha, ka risjellë në kujtesë zhdukjen e bujshme të Remzi Hoxhës, që familja nuk ia gjeti kurrë eshtrat. Paraditen e datës 21 tetor 1995, katër persona të prezantuar si punonjës të SHIK-ut, kanë marrë me makinë biznesmenin shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha, teksa ky i fundit ndodhej në firmën e tij të duraluminit “Albatros”.

Sipas dëshmitarëve, Remziu u fut në një makinë me ngjyrë të bardhë, dhe pas askush nuk di se çfarë ka ndodhur me të. Por ato ditë u rrëmbyen edhe gazetari kosovar Avdyl Loshaj dhe biznesmeni sarandjot Ziso Kristopulli. Të mbijetuar nga torturat gjatë hetimeve të vitit 1997, ata rrëfyen se SHIK-u i kishte rrëmbyer dhe keqtrajtuar, duke i akuzuar si agjentë të huaj.

Për Remzi Hoxhën dëshmuan se ishte torturuar, por nuk dinin se ku kishte përfunduar. Por për të mësuar më shumë rreth kësaj ngjarje të bujshme, ka folur edhe gazetari Hoxha, i cili në një rrëfim për gaztën “SOT”, zbulon se kush e vrau Remzi Hoxhën dhe pse nuk ju kthye kufoma e tij familjarëve që e kërkojnë prej 28 vitesh.

“Institucioni i shërbimit informativ në atë kohë që ishte krahu i djathtë i Berishës është përgjegjës për rrëmbimin, torturimin dhe  për  zhdukjen e  kufomës, edhe nëse ai do ishte rrezik për vendin çfarë problemi ka që kufoma ti kthehej familjes së tij dhe fakti që është zhdukur kufoma është bërë për të zhdukur gjurmët. Në Shqipëri sipas Kodit Penal pa kufomë nuk ka vrasje dhe prandaj autorët e asaj ngjarje nuk janë dënuar kurrë”, deklaroi ai.

Roli i Berishës në vrasjen dhe zhdukjen e Remzi Hoxhës

Më tej gazetari i njohur investigativ, Artan Hoxha drejton gishtin edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha të cilin e bën përgjegjës për vrasjen e Remzi Hoxhës. “A ka gisht Berisha? Ja pse implikohet Berisha në këtë histori, sepse ai merr përsipër mbrojtjen e autorëve dhe prishjen e hetimeve.

Kur kam bërë emisionin për Remzi Hoxhën, kam bërë emisionin e parë, të dytë të tretë tek i gjashti isha mërzitur dhe vet dhe më kanë marr në telefon prokurori më tha se çështja u hap dhe kur u morën masat e arrestit për personat e përfshirë njëri prej tyre ishte drejtori i  tatimeve të Tiranës dhe Berisha nuk e dorëzoj, të njëjtën gjë që ka bërë edhe në 21 janar.

Unë Berishën e quaj përgjegjës për atë që bënë pas një krimi, edhe për 21 janarin ai fajin ia hodhi Ramës që i nxori njerëzit në shesh, po mirë faj i tij që i nxori po ai pse i vret . Pra në Shqipëri politikanët nuk janë thjesht të korruptuar, korrupsioni është gjëja më e vogël e tyre, por krimet që kanë bërë ata.

Prandaj thash ne më mirë do të na vlenin kryeministra si Hoti i cili nuk krijonte probleme. Duam apo nuk duam ne në Shqipëri në atë periudhën që e quajmë tranzicion nuk e mbaruam dot shpejt, kanë shkuar 30 vite sepse na ngelën në krye të njëjtët njerëz”, shprehet ai.

Ndalimi i Adem Jasharit dhe Kadri Veselit në Tiranë

Ndërkohë gazetari Hoxha ka zbuluar se legjenda e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës, Adem Jashari është arrestuar në Shqipëri kur pushteti drejtohej nga Sali Berisha. “Në kohën e Berishës është arrestuar edhe Adem Jashari është shoqëruar edhe Kadri Veseli, ai gazetari që u vra atëherë ka qenë në redaksinë time, është vrarë dhe është zhdukur kufoma e Remzi Hoxhës”, tha ai.

Nga ana tjetër, zoti Hoxha foli edhe për atentatin ndaj Albin Kurtit. “Në fakt ne nuk e dinim këtë, por u deshën hakerat iranian që kjo të zbulohej, ditën e parë lajmi ishte bërë shumë i besueshëm. Ngjarja ka ndodhur ai që do ta godiste është ndaluar në Kosovë”, nënvizoi gazetari i njohur investigativ, Artan Hoxha.

ME TE LEXUARAT