Digjet gomisteria në Lezhë në orën 2 të mëngjesit, zbulohet shkaku i ngjarjes

Aktualitet

Digjet gomisteria në Lezhë në orën 2 të mëngjesit,
Një biznes gomisteri është djegur në orët e para të ditës së sotme në Tresh të Lezhës përgjatë superstradës Lezhë-Milot.

Flakët që ranë rreth orës 02:00 përfshinë një ambient me goma dhe më pas u përhapën duke djegur pjesën më të madhe të godinës.

Zjarrfikësit ndërhynë për të shuar flakët dhe arritën të ndalojnë përhapjen e tyre në zonë ku kishte edhe biznese të tjera.

Për këtë ngjarje kanë nisur hetimet që do të identifikojnë edhe shkakun e rënies së flakëve në këtë biznes.

Dyshimet paraprake janë se ka pasur një shkëndijë elektrike e cila mund të jetë bërë shkak për krijimin e flakëve të cilat më pas u përhapën në krejt godinën.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion