Ndezën zjarre në Eskaj dhe Hasturkas në Fier, e pësojnë dy persona

Aktualitet

Dy persona janë arrestuar në Fier dhe Lushnjë, pasi dyshohet se shkaktuan zjarre në Eskaj dhe Hasturkas. Dy të moshuar po hetohen në gjendje të lirë për raste të tjera zjarrvënieje.

Mësohet se në Eskaj, policia arrestoi një 60-vjeçar, i cili u kap duke ndezur qëllimisht zjarr në një tokë që kishte marrë me qira.

Në zonën e mbrojtur Divjakë-Karavasta u arrestua edhe një 25-vjeçar. Ai dyshohet se shkaktoi zjarrin në grykëderdhjen e lumit Seman, ku flakët përfshinë bimësi dhe një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore.

Policia procedoi gjithashtu dy persona, 71 dhe 77 vjeç.

Ata dyshohet se ndezën zjarre në tokat e tyre në Varibop të Fierit dhe Çërrilë të Mallakastrës. Për shkak të erës së fortë, flakët dolën jashtë kontrollit dhe u përhapën në sipërfaqe me bimësi.

ME TE LEXUARAT