Përplasen dy automjete në aksin Pogradec-Korçë, dy persona përfundojnë në spital, ja si është gjendja e tyre

Aktualitet

Përplasen dy automjete në aksin Pogradec-Korçë, dy persona
Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Pogradec-Korçë, në segmentin e Qafë Plloçës, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Sipas informacioneve paraprake, të dyja automjetet po lëviznin në sense të kundërta, ndërsa dyshohet se humbja e kontrollit nga njëri prej drejtuesve ka bërë që mjeti të përplaset me automjetin që po vinte përballë.

Si pasojë e aksidentit, dy shtetase kanë mbetur të dëmtuara. Ato janë transportuar në spitalin e Pogradecit, ku po marrin ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.


Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore për të përcaktuar dinamikën e aksidentit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në përplasjen e dy automjeteve në Qafë Plloçë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion