Artan Hoxha: Gjyqtarja e Tik-Tokut është e vetmja që ka çuar në burg Çapjat

Aktualitet

Artan Hoxha: Gjyqtarja e Tik-Tokut është e vetmja që ka

Gazetari Artan Hoxha deklaroi në AbC se për të shkuar deri në arrestimin e kontigjentëve të krimit që kontrollohen nga RENEA duhet urdhri i prokurorit apo gjyqtarit.

Ai tha se rasti konkret i referohet gjyqtares së Elbasanit Enkeleda Kapedani që u pezullua nga Këshilli i Lartë Gjyqësor pas publikimit të videove në Tik Tik.

Hoxha theksoi se ajo është gjyqtarja e vetme që ka firmosur për të çuar pas hekurave vëllezërit Çapja për një ngjarje të ndodhur në vitin 2012 ku u vranë babë e bir, Gentian dhe Nezir Beqiri.

“Ajo gjyqtarja e Tik-Tokut është e vetmja gjyqtare që ka çuar në burg Çapjat. Por e qëruam ne atë”, tha Artan Hoxha.

Pas publikimit të videove, Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani i dërgoi KLGJ-së kërkesën për pezullimin e menjëhershëm dhe shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Elbasanit. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion