Arrestohet vajza e Eli Farës, kapet me kokainë në makinë në Tiranë

Marina Fara, vajza e kengëtares së mirënjohur Eli Fara është ndaluar ditën e sotme nga policia gjatë një operacioni të zhvilluar në kryeqytet.
Sipas burimeve për mediat, gjatë kontrollit të ushtruar nga uniformat blu, Marina Fara eshtë kapur me disa gramë kokaine.
Pas konstatimit të lëndës narkotike, hetuesit i kanë komunikuar ndalimin.
Burime policore thane se Roxhensa Kapurani, e cila njihet për publikun me emrin Marina Fara është hapur me kokainë.
Njoftimi:
“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit:
-R. K., 39 vjeçe, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë i gjetën një sasi të dyshuar narkotike Kokaine”, sipas policisë.


