Vajza lajmëroi ambulancën kur pa nënën të mbuluar në gjak/ Shqiptari që vrau gruan në Greqi, dikur vuante nga probleme të shëndetit mendor

Aktualitet

Vajza lajmëroi ambulancën kur pa nënën të mbuluar

Një krim brutal ndodhi mëngjesin e së premtes, më në Volos të Greqisë në një familje shqiptarësh.

Kryefamiljari vrau gruan e tij dhe më pas u arratis. Policia është në kërkim të tij, pasi pas ngjarjes u largua me vrap drejt rrugës Gladstone. Policia ka rrethuar zonën dhe është në kërkim të tij.

Ishte vajza e viktimës që telefonoi shërbimet e urgjencës e tronditur kur pa nënën e saj të mbuluar me gjak në hyrje të pallatit, sipas medias vendase.

Autori vuante më parë nga problemet e shëndetit mendor. Ai ka qenë i kuruar për këto probleme por ende s’dihen shkaqet që nisi sherri në familje.

Banorët e zonës thonë se asnjëherë nuk ka pasur probleme në familjen e tyre dhe nuk kanë qenë asnjëherë problem me fqinjët.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion