Arrestohet shqiptari në Itali, policia i gjen drogë dhe para në shtëpi

Aktualitet

Arrestohet shqiptari në Itali, policia i gjen drogë dhe para në

Një 40-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar këtë të premte në Itali, pasi policia gjeti drogë në shtëpinë e tij.

Në kuadër të një operacioni anti-drogë në Asola, autoritetet italiane kanë kryer një kontroll fizik në shtëpinë e 40-vjeçarit me origjinë shqiptare të cilit nuk i është bërë i ditur identiteti, ku kanë gjetur doza kokaine gati për shitje dhe para cash.

Karabinierët kanë sekuestruar 642 gramë kokainë të cilat ishin të ndara në doza dhe gati për shitje. Gjithashtu, janë sekuestruar dhe 11.000 euro cash që dyshohet se janë profite nga aktivtiteti ilegal i shitjes së droges.

40-vjeçari është arrestuar për veprën penale të shpërndarjes së drogës dhe aktualisht ndodhet në burgun lokal ku do të presë dënimin nga gjykata.

ME TE LEXUARAT