Arrestohet në flagrancë inxhinieri në Vlorë, zbardhet arsyeja!

Aktualitet

Arrestohet në flagrancë inxhinieri në Vlorë, zbardhet

Një 45-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vlorë, pasi ka shkelur procedurat e punës.

Mësohet se inxhinieri me iniciale I.N., ka lejuar derdhjen në det të ujërave me përbërje të panjohur duke shkaktuar ndotje të gjirit në Dhralesë.

"Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë arrestuan në flagrancë shtetasin I. N., 45 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inxhinier teknik i një firme ndërtimi që po kryente punime në zonën e Palasës. Nga veprimet e para hetimore rezulton se ky shtetas, më datë 05.04.2025, ka lejuar derdhjen në det të ujërave me përbërje të panjohur, nga zona e punimeve ndërtimore, duke shkaktuar ndotje të gjirit të Dhralesë dhe prishje të ekuilibrit ekologjik në këtë zonë bregdetare.

Materialet u referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale", njofton policia.

ME TE LEXUARAT