Emri/ Iu gjetën armë dhe emblema policie, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë!

Aktualitet

Emri/ Iu gjetën armë dhe emblema policie, arrestohet 41-vjeçari

Një 41-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi mbante armë të ftohtë, thikë.

Mësohet se shtetasi Saimir Allmuça në banesën e tij po ashtu kishte fshehur 1 armë sportive, pistoletë, pushkë si dhe municione luftarake.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në kuadër të veprimeve për goditjen e veprimtarive të paligjshme në të gjitha fushat e shfaqjes së saj, bazuar në inteligjencën policore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor “ The Holder” si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi S. A., 41 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë operacionit, në Rrugën e Dibrës, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin S. A. Gjatë kontrollit të automjetit, iu gjet e iu sekuestrua një armë e ftohtë(thikë). Më tej, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë, gjetën e sekuestruan 2 armë zjarri(pistoletë dhe pushkë), 1 armë sportive, 1 armë e ftohtë, municion luftarak dhe emblema policie.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

ME TE LEXUARAT